Rekrutuesi i ISIS-it Hamdi Alqudsi qanë në gjykatë

24.08.2016 22:38:17

Ai thoshte se është e ‘padrejtë’ të burgoset për 70 vite pranë terroristëve.

Një rekrut i akuzuar i ISIS-it i cili ndihmoi shtatë burra të udhëtojnë në Siri për të luftuar përkrah këtij grupi,  tha në gjykatë të mërkurën se ‘e do Australinë’.

Hamdi Alqudsi, nga Sydney, tha që është penduar që ka ndihmuar ata burra të kalojnë kufirin nga Turiqa për në Siri në vitin 2013, krim për të cilin është shpallur fajtor muajin e kaluar.

Alqudsi u shfaq në gjykatën supreme New South Wales, për të dëgjuar dënimin, dhe dha prova për akuzën për herë të parë.

Ai filloi të qante derisa po ulej në bankë, duke thënë se është e padrejtë që ai po përballet me mundësinë për të kaluar 70 vitet e ardhshme në burg përkrah terroristëve të dënuar, raportoi The Guardian.