RENEA shpëton dy efektivët e policisë të bllokuar në Progonat (Video)

12.05.2017 14:14:24

Shpëtohen pas disa orësh dy efektivët e policisë që mbeten të bllokuar midis Progonatit dhe Nivicës, Tepelenë. Punonjësit e policisë  një ditë më parë kishin dalë për të parë nëse ishte kultivuar kanabis në zonat e thella malore dhe nuk kanë mundur që të kthehen për shkak të terrenit të vështirë.

Pas dhënies së lajmit, drejt vendit të ngjarjes është nisur një helikopter i Emergjencave Civile për t’i shpëtuar. Kanë qenë alpinistët e RENEA-s, ata që iu shpëtuan jetën shefit të Rendit të Tepelenës Roland Zhapa dhe kolegut të tij Fejzo Meçe.Forcat speciale kanë shkuar atje që prej mbrëmjes së shkuar por për shkak të errësirës nuk mundën që të ndërhynin dhe u tërhoqën.