Çka quajmë fillim është shpesh fundi – T.S. Eliot (1888-1965)

12.05.2017 14:10:40
(Original English version follows after the Albanian rendering below)
Çka quajmë fillim është shpesh fundi
Dhe të bësh një fund është të bësh një fillim.
Prej fundit ia nisim. Dhe çdo frazë
Dhe fjali e duhur (ku çdo fjalë është adekuate,
Që zë vend për të mbështetur të tjerat,
Fjalë as e ndrojtur as e bujshme,
Ndërkëmbim i lehtë i të vjetrës me të renë
Fjalë e rëndomtë e saktë jo vulgare,
Fjalë formale precize por jo pedanteske,
Pikëpjekje e plotë në vallëzim të përbashkët)
Çdo frazë dhe çdo fjali është një fund dhe një fillim,
Çdo poezi një epitaf.
Vargjet 215-225 të poezisë së gjatë “Little Gidding” të T.S. Eliotit, shkrimtarit amerikano-britanik, pjesë e përmbledhjes së tij të poezive “Four Quartets” (Katër kuartete) që i shkroi kryesisht gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Little Gidding është një fshat anglez, ku më 1625 u themelua një bashkësi fetare anglikane.
Little Gidding
What we call the beginning is often the end
And to make an end is to make a beginning.
The end is where we start from.
And every phrase And sentence that is right (where every word is at home,
Taking its place to support the others,
The word neither diffident nor ostentatious,
An easy commerce of the old and the new,
The common word exact without vulgarity,
The formal word precise but not pedantic,
The complete consort dancing together)
Every phrase and every sentence is an end and a beginning,
Every poem an epitaph.
Përkthyer dhe përshtatur nga Muhamet Hamiti