Reshjet përkeqësojnë situatën e përmbytjeve në Shkodër, Oboti vijon nën ujë

19.03.2018 13:58:08

Reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në të gjithë zonën e Shkodrës. Pas Obotit që prej ditësh gjendet nën ujë dhe banorët lëvizin vetëm me varka, 580 ha tokë vijojnë të përmbytura vetëm në Oblikë ku uji ka nxjerre jashtë funksioni ujësjellësin Oblika 1.

Bashkia Shkodër i është gjendur pranë banorëve duke i mundësuar ujin e pijshme me anë të autobotëve.

Në njësinë administrative të Dajçit, nën ujë gjenden 780 ha tokë, 390 në atë të Bushatit dhe 290 ha të tjera në njësinë e Bërdicës.