BRUKSEL (Reuters) – 27 udhëheqësit e Bashkimit Evropian të mërkurën dhanë “mbështetjen e tyre të qartë ” për gjashtë vendet e Ballkanit për t’u bërë përfundimisht anëtarë të bllokut dhe u ofruan atyre më shumë mbështetje financiare ndërsa Brukseli kërkon të kontrollojë influencën kineze.
BE thotë se nuk është vlerësuar mjaftueshëm ndihma prej 3,3 miliardë euro (3.6 miliardë dollarë) që ajo ka dhënë, shumë që zyrtarët thanë se tejkalojnë furnizimet mjekësore që Pekini dhe Moska i dërguan Serbisë dhe Bosnjës në fazën e hershme të pandemisë koronavirus.
Samiti, i planifikuar për kryeqytetin kroat Zagreb 20 vjet pas mbledhjes së parë BE-vendet e Ballkanit, u zhvillua online, duke lidhur drejtuesit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut me 27 liderët e BE.
Ende të acaruar nga luftërat e viteve 1990, të gjashtë vendet aspirojnë të anëtarësohen në BE, megjithëse përgjigja ndaj sëmundjes COVID-19 mbizotëroi diskutimet të mërkurën.
“BE edhe një herë riafirmon mbështetjen e saj të paanshme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thanë drejtuesit e institucioneve të BE-së dhe qeveritë e BE-së në një deklaratë përfundimtare, një referencë për anëtarësimin në të ardhmen pasi të ndërmerren reformat.
Udhëheqësit premtuan një “plan të fuqishëm ekonomik dhe investimesh” për Ballkanin për të ndihmuar në rikuperimin nga kriza e koronavirus në vlerën e 3.3 miliardë eurove.
Kina dhe Rusia çuan mjekë dhe pajisje mjekësore për Bosnjën dhe Serbinë në mars për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit në një kohë kur përgjigjja fillestare e BE ishte e ngadaltë.
Presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili në atë kohë falënderoi publikisht Presidentin Xi Jinping dhe popullin kinez, tha të mërkurën në një deklaratë se ai ishte mirënjohës për ndihmën e BE.
I pyetur nga reporterët pas samitit nëse liderët e Ballkanit duhet të shfaqen me mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian, Kryeministri Kroat Andrej Plenkoviç tha: “Objektivi i tyre është Bashkimi Evropian dhe ky samit po i ndihmon ata të shkojnë në drejtimin e duhur.”
Deklarata e samitit përfundimtar gjithashtu kërkoi që vendet e Ballkanit të ndjekin objektivat e politikës së jashtme të BE-së, një referencë e ‘fshehtë’ ndaj shqetësimeve për vendet që rreshtohen shumë ngushtë me Rusinë dhe Kinën, për të cilën BE thotë se nuk ofron të njëjtën rrugë për të bërë demokraci të prosperuar.
“BE përsërit thirrjet e saj për të gjithë partnerët që të përparojnë drejt përafrimit të plotë me pozicionet e politikës së jashtme të BE-së, veçanërisht në çështjet ku interesat kryesore të përbashkëta janë në diskutim, dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat”, thuhet në deklaratën e samitit.
Pas vitesh neglizhencë, gjashtë vendet tani kanë vëmendjen e qeverive të BE-së, të cilët janë shqetësuar për ndikimin kinez dhe rus në rajon për disa vjet dhe një rrëshqitje drejt autoritarizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Grupi i mbikëqyrjes së demokracisë amerikane, Freedom House tha në një raport këtë javë se Serbia dhe Mali i Zi nuk mund të klasifikohen më si demokraci në zhvillim, por më tepër “regjime hibride” pa kontrollet e duhura dhe ekuilibra mbi fuqinë ekzekutive.
Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi në nëntor se nëse BE nuk do të bënte më shumë, “të tjerët do ta bënin”. Të mërkurën, kryetari i samitit Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha që BE-ja duhej të ishte më aktive në rajon.
Anëtari serb i presidencës tre-palëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, vlerësoi Rusinë muajin e kaluar, duke kritikuar Brukselin për fillimin e kufizimit të eksporteve të ndihmës mjekësore për anëtarët jo të BE-së, megjithëse ai më vonë e zbuti gjuhën e tij.
“Ky samit i Zagrebit dërgon një mesazh të fortë – BE 27 janë të përkushtuar për rajonin,” tha Michel.
Në mars, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria morën miratimin për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE pas një vonese dy-vjeçare, duke shuar zërat se shpresat për t’u bashkuar me bllokun po veniteshin.
Për të shtuar problemet, pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë Spanjën.
Në samit, të gjithë liderët u paraqitën kundër sfondeve neutrale për të shmangur shenjat që një zyrtar i BE tha se “do ta bënte të vështirë konferencën video”. Kjo pas tensioneve të vazhdueshme diplomatike mbi simbolet nacionaliste. REUTERS







































