Revista angleze: Kadare, një nga dhjetë shkrimtarët që duhet të lexohet

20.02.2017 18:11:29

Revista angleze ”Calvaret Journal” ka botuar këtë javë listën e dhjetë shkrimtarëve që rekomandohen për t’u lexuar e që vijnë nga Ballkani.

Kjo revistë ka rekomanduar dhjetë autorë nga Ballkani që duhen lexuar, duke nisur nga elegjitë për Kosovën deri te mitet pagane ballkanike.

Në listën e të dhjetëve është edhe shkrimtari Ismail Kadare ku rekomandohet libri “Tri këngë zie për Kosovën”.

Me ndarjen e Jugosllavisë, siç shkruan Hannah Weber për CJ, u shkaktua lëvizje edhe në identitetin e Ballkanit, por kjo sidoqoftë ka ndihmuar në lulëzimin e një letërsie bashkëkohore në këtë anë të kontinentit evropian.

Krahas Kadaresë, në listë janë edhe Dubravka Ugresic nga Kroacia, Ioana Parvulescu nga Rumania, Miroslav Penkov nga Bullgaria e Herta Muller nga Rumania.

Libri i Kadaresë përbëhet nga tri tregime : Lufta e vjetër, Zonja e madhe dhe Lutje mbretërore. Të tria këto tregime bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389.