Rexhep Selimi i bën thirrje PDK’së të bëhet ‘opozitë konstruktive’

04.08.2017 13:49:37

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi shkruan në Facebook se në kohën kur VV ishte në opozitë, PDK i kërkonte të ishte opozitë konstruktive.

Tani sipas Selimit, është radha e PDK’së të bëhet opozitë konstruktive.

‘Kur ishin më opozitë, PDK-ja na thoshte të bëhemi opozitë konstruktive. E tash?? PDK BËHUNI OPOZITË KONSTRUKTIVE. Mos blloko!’, shkruan Selimi në Facebook.