Hoxhaj: Dalim me tjetër kandidat për kryeparlamentar, nëse votohet Qeveria “Haradinaj”

04.08.2017 13:46:59
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj pas takimit ka thënë se e drëjta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) dhe se janë të vendsour që këtë të drejtë ta ushtrojnë.
Hoxhaj pas takimit me përfaqësuesit e partive politike ka thënë se është mirë që kryeuesi i seancës ka thirrë një takim të përbashkët, ndërsa ka përsëritur qëndrimin kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit që PDK mund të dal me kandidatë tjetër për kryetar të Kuvendit, me kusht që subjektet tjera ta votojnë Qeverinë “Haradina”.

Hoxhaj ka thënë se kanë kërkuar që të mërkurën të mbahet një  takim tjetër konsultativ në orën 10.