Rexhep Selimi ngrit padi kundër dokumentarit “Shtabi i Milionerëve”

18.08.2016 22:58:52

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, para pak kohësh është cilësuar si një nga milionerët e Kosovës.

I tillë ishte paraqitur në një dokumentar të Gazetës Express “Shtabi i Milionerëve”, për të cilin Selimi ka vendosur të ngrejë padi, shkruan Indeksonline.

Ai ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do ta dorëzojë Padinë për Shpifje në Pallatin e Drejtësisë.

” Nesër, më 19 Gusht, në orën 11:00, në Pallatin e Drejtësisë dorëzoj PADI PER SHPIFJE kunder te paditurit ZONA EXPRESS – PER DOKUMENTARIN “SHTABI I MILIONEREVE”  prodhim i Gazetes Express. Bashke me Avokatin e autorizuar, me kete rast, do t’a vejme ne dijeni edhe opinionin.”, thuhet në njoftimin e Selimit.