Rezultatet preliminare shpallen në mesnatë

15.10.2017 22:21:16

Zgjedhjet  lokale në Maqedoni Rezultatet e para preliminare KSHZ do t’i publikojë në ora 24:00. Nga atje njoftojnë se zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike, pa incidente.

Zëdhënësja, Ljupka Guguçevska, në emër të KSHZ-së iu falënderua qytetarëve për daljen në votim si dhe mediave për informimin korrekt gjatë ditës.

Ajo deklaroi se në mesnatë KSHZ do të mbajë konferencë për shpalljen e rezultateve të para, ndërsa në ndërkohë do të publikohen rezultatet edhe në web faqen e KSHZ-së.