Vuçiqit gjithkah po i dalin shqiptarë

17.10.2016 11:53:42

“Zoti Dikiq për çdo ditë është kundër pikëpamjeve të Qeverisë së Serbisë, por unë do të doja të dëgjoja informacione serioze se ai ka qenë duke planifikuar akte terroriste”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net

Vuçiq shtoi se duke u bazuar në informacionet që ka nga shërbimet serbe, personalisht nuk beson në këto akuza.

Kjo sepse ai po beson se disa nga serbët e arrestuar që janë nga Mitrovica, janë arrestuar në bazë të dëshmive të një komandanti shqiptar të policisë që ai i referohet me mbiemër Selimaj, por nuk specifikon se për cilin bëhet fjalë.

“Do të doja që burgosja e njerëzve nga Zubin Potoku nuk është e bazuar në dëshmitë e Komandantit shqiptar të Policisë, Selimaj, por frikohem se kemi të dhëna që është ashtu. Prandaj, mendoj që kjo nuk ka qenë arsye serioze”, ka thënë Vuciq, pa e specifikuar se për cilin drejtor bëhet fjalë.

“Presim të shohim mos ka diçka tjetër. Por, nëse çdo gjë është e bazuar në deklaratat e Selimajt – e për këtë kemi të dhëna, sepse ai i ka paraqitur policisë malazeze përfaqësuesit të lëvizjes së Ravnogoriane, të cilët në fakt janë armiqtë e mi politik. Por kjo nuk do të thotë se janë terroristë. Nëse kjo ka qenë arsyeja, atëherë unë nuk mendoj se ka qenë arsye e fuqishme për fjalë të tilla, ose hajde ta presim ndonjë gjë më tepër se deklaratat e Selimaj”, ka thënë kryeministri serb.

Ai shtoi se asnjëherë nuk ka pas indikacione se Dikiq ka pasur aktivitete terroriste.