Tre vjedhje në zonat e prekura nga vërshimet

18.08.2016 15:16:44

Gjatë ditës së djeshme nga MPB janë regjistruar tre vjedhje në zonat e prekura nga vërshimet në rajonin e Shkupit.

Sipas njoftimit nga policia, njëra nga grabitjet ka ndodhur në qarkoren e Stajkovcit, ku një autor i panjohur me përdorimin e një mjeti të fortë i ka hapur rezervuarët e tre automjeteve të transportit, pronë e “Ilinden ShA” Strugë, me ç’rast ka marrë 240 litra derivat nafte.

MPB dje ka regjistruar edhe një grabitje të rëndë dhe dy grabitje të tjera në Stajkovcë, Creshovë dhe Ekonomi, vendbanime të prekura nga vërshimet.

Në fshatin Creshovë nga oborri janë vjedhur nëntë  shufra  hekuri me gjatësi prej 12 metrash për copë, 210 tela prej hekuri, derisa në Ekonomi (Hasanbeg) gjithashtu nga oborri është marrë një celular.

MPB është duke i ndërmarrë masat për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rasteve