Faza finale e evakuimit nga pjesa lindore e Aleppo-s, e kontrolluar nga rebelët, ka rifilluar pasi që ishte ndërprerë për një ditë.
Transmetuesi publik në Siri ka treguar pamje të autobusëve të cilët janë larguar nga distrikti lindor në Aleppo për në zonat e kontrolluara nga qeveria.
Sipas aktivisteve në Siri 60 autobusë kishin ngecur gjatë natës në pjesët e kontrolluara nga rebelët, kështu duke lënë rreth 3,000 persona në të ftohtë me pak ushqim, transmeton Klan Kosova.
Arsyet e ndalesës ende janë të paqarta, megjithatë forcat e qeverisë kanë fajësuar rebelët që gjenden në provincën Idlib, duke i akuzuar ata për ndalimin e evakuimit në dy qytete proqeveritare në këtë provincë.








































