Rikthimi i 110 kosovarëve nga Siria, zyrtari amerikan: Mbështetëm operacionin

22.04.2019 11:34:50

Tiranë– Për kthimin e kosovarëve nga Siria ka folur zyrtari amerikan Sean Robertson. Zëdhënësi i ushtrisë amerikane u shpreh se SHBA ka mbështetur operacionin.

“Astetet amerikane të përdorura për të mbështetur operacionin. Të ndaluarit si terroristë, s’kemi marrë përgjegjësi.”, u shpreh ai.

Dy ditë më parë SHBA-ja përgëzoi  Kosovën për kthimin e shtetasve të tyre nga Siria, ku kanë qenë edhe luftëtarë të ISIS-it. Në një status të ambasadës amerikanë u tha se SHBA-ja mbetet mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim e qindra luftëtarëve të ISIS-it nga Kosova dhe dhjetëra vende të tjera.

Nga Siria në Kosovë janë rikthyer 110 shqiptarë, mes tyre 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Nuk dihet nëse në mesin e tyre është edhe Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.