Rio: Parakalimi i Pishtarit Olimpik përballet me demonstrata

04.08.2016 08:17:42

Pishtari Olimpik ka arritur në Rio de Zhaniero përmes anijes pasi ka bërë 20 mijë kilometra përmes një prej vendeve më të mëdha të botës.

Pasi e ka pranuar pishtarin në hapësirën e një akademie të marinës më 3 gusht, kryetari i Rios, Eduardo Paes është nisur rrugëve të qytetit.

Më pas, kur e ka arritur pjesën veriore të qytetit ai është sfiduar nga demonstruesit të cilët janë të zemëruar nga shpenzimet e mëdha për të organizuar Lojërat Olimpike.

Policia ka arritur që të shpërndajë protestuesit duke përdorur gaz lostsjellës dhe plumba gome.

Tre persona raportohet se janë lënduar nga plumbat e gomvës, përfshirë edhe një vajzë 10 vjeçare.

Brazili po përballet me recesion të thellë, ndërsa priten të mbahen më shumë protesta para ceremonicë hapëse të Olimpiadës më 5 gusht.

Organizatorët thonë se mbi 1 milion bileta apo 20 % i totalit të biletave ende nuk janë shitur.