Rita Ora falënderon Haradinajn për mikpritjen: Do vazhdoj të bëj gjëra që të ndiheni krenarë me mua

17.02.2018 18:44:19
Këngëtarja Rita Ora sot është pritur në Prishtinë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ajo në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet bashkë me Haradinajn deri sa ai po ia dhuronte hartën e Kosovës.

Rita fotos ia ka lënë edhe një shkrim ku falënderoi kryeministrin për mikpritjen.

“Falëmnderit kryeministrit Ramush Haradinaj për mikpritjen time dhe të familjes time. Unë jam e lumtur dhe e nderuar që jam Ambasadore dhe do vazhdoj të bëj më të mirën time që ju të ndiheni krenarë me mua” janë fjalët e Ritës lënë fotos.

screenshot_1