Nesër varroset në Gllogjan ish-luftëtari i UÇK’së

01.01.2019 23:44:35

Pas një sëmundje të rëndë mbrëmë ka ndërruar jetë ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Tashmë i ndjeri, kishte shumë ditë i shtrirë në QKUK nga gjendja e rëndë shëndetësore ndërsa ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia ka refuzuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një postim në Facebook ka njoftuar se Hyseni i do të varrohet nesër në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Më poshtë postimi i Haradinajt:

Të nderuar Bashkluftetarë

Siç jeni të informuar, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, veterani i dy luftërave çlirimtare, Avni Hyseni.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e mërkurë, dt.2 janar 2019 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Paraprakisht do të bëhen homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, sipas kësaj agjende:
E mërkurë, 2 janar 2019:
Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë
Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”
Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.