Ferizaj, ia vjedhin nga vetura çantën me 4 pasaporta gjermane

01.01.2019 23:57:53

Një qytetar ka raportuar në Polici në Ferizaj një rast të vjedhjes.

Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë vjedhur një çantë dhe 4 pasaporta gjermane.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj dje rreth orës 14:00.

Nga Policia rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë.