Rober Cooper: Serbia nuk e ka obligim njohjen e Kosovës

Rober Cooper: Serbia nuk e ka obligim njohjen e Kosovës

18.02.2017 21:01:28

 Ish-ndërmjetësuesi i bisedimeve në Bruksel, Robert Cooper, thotë se serbët dhe shqiptarët kanë përfituar nga dialogu, megjithatë kritikon zbatimin e marrëveshjeve. Sa i përket veriut të Kosovës, ai vlerëson se serbët atje kanë kompetenca të gjera dhe të mjaftueshme për t’u ndier të sigurt dhe për të funksionuar mirë si komunitet.

“Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është diçka që duhet të vendosin vetë serbët. Unë nuk jam në krye të BE-së dhe unë nuk mundem të gjykoj. Por, me rëndësi është që marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit të jenë cilësore dhe funksionale”, ka thënë Cooper për të cilin veriu i Kosovës është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes që parashikon kompetencat shtesë për serbët.

“Kjo vlen sa i përket emërimeve në gjyqësorin, policinë e të tjerë, për të siguruar që në rastet kur persona të nacionalitetit serbë ndiqen nga sistemi i drejtësisë, të gjykohen profesionalisht nga vetë serbët. Kjo është kompetencë e rëndësishme për komunitetin serb atje”, thotë Cooper.