Rogozin: Serbia nukk do të hy në BE pa hequr dorë nga Kosova

25.06.2017 18:32:44

Serbia do të ketë qeveri të mirë, por kushtet do të jenë të tilla që kurrë nuk do të pranohet në BE pa hequr dorë nga Kosova, ka thënë nënkryetari i Qeverisë së Rusisë Dmitrij Rogozin.

Pas inaugurimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Rogozin për Sputnik tha se hyrja e Malit të Zi në NATO është e drejtuar direkt kundër Serbisë dhe jo kundër Rusisë.

Sa i përket hyrjes së Serbisë në BE, Rogozin porositi Beogradin zyrtar se duhet të heqë dorë nga Kosova.

“Sa i përket kushteve të hyrjes në Serbisë në BE, ju duhet të hiqni dorë nga Kosova. Ju këtë nuk do ta bëni kurrë. Asnjë serb më pro-perëndimor kurrë nuk do ta tradhtojë atdheun e vet. Mund të bisedoni për ekonominë, kursin, tatimet, por pa hequr dorë prej Kosovë serbët nuk do të pranohen në BE”, ka thënë Rogozin.