Roli i Keshillave te fshatrave dhe lagjeve ne komunën e Gjilanit

Nga Mehmet Dermaku

“Keshillat e fshatrave dhe lagjeve jane stacioni i pare dhe i fundit per Qytetarin”.

Funksionet dhe përgjegjësit e Këshillit (Neni 8). Këshilli i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara si më poshtë:
kujdeset për planifikimin urban dhe rural;kujdeset për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimet etj;kujdeset për ofrimin e shërbimeve publike efikase;kujdeset që qytetarëve t`ju ofrohet mbrojtja shëndetësore primare; kujdeset për mbrojtjen lokale të ambientit;kujdeset për zhvillimin e turizmit;kujdeset për sigurimin e hapësirave të hapura dhe varrezave;kujdeset për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive;bashkëpunon me organet e Komunës dhe organizatat tjera për çështjet me interes për lokalitetin;evidenton dhe paraqet prioritetet e lokalitetit para organeve të Komunës;merr pjesë në emër të qytetarëve të lokalitetit në financimin e çështjeve që janë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Komunës; kujdeset për organizimin e aksioneve vullnetare në interes për lokalitetin dhe kryen edhe detyra tjera të cilat mund të jenë të bartura nga Kuvendi i Komunës ose Kryetari i Komunës, në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës.(Neni 9)Në bazë të nevojave dhe të kërkesës së qytetarëve apo me iniciativën e Këshillit mundë të përcaktohet grumbullimi i vetëkontributit të qyterëve në pajtueshmëri me legjislacinoin e zbatueshëm ne Kosove. Vendimin e merr këshilli(neni 10).Me kërkesën e Këshillit dhe rekomandimin e Kryetarit të komunës apo ndonjë komiteti të komunës, Kuvendi i komunës me vendim mund të bartë disa përgjegjësi për t`i ushtruar Këshillat e fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane. neni (10.1.). Komuna ofron burime të mjaftueshme për fshatrat, vendbanimet apo lagjet urbane, me qëllim të përmbushjes së përgjegjësisë së bartur.( Neni 10.2). Keshillat duhet ne hapsiren – lokacionin ku veprojne ta krijojne administraten e tyre sipas rregullores qe punojne.Keshillat duhet te kene bashkepunim te vazhdushem me qytetaret,mergimtaret,shoqerine civile,me institucionet dhe ndermarrjet publike e private ,institucionet fetare qe punojne dhe veprojne ne territorin e Keshillave. Pas institucionalizimit të Keshillave Lokale dhe Keshillave te lagjeve eshte mire qe ato te paisen me vula, eshte mire qe te ndryshohet dhe plotesohet Rregullorja per formimit te Keshillave dhe te saksohen shume ceshtje ne te.Kryetareve te Keshillave lokale dhe te qytetit të u mundsohet e drejta ne diskutim në Kuvendin e Komunes , por pa të drejtë vote. Ajo që duhet theksuar me patjetër është se më në fund do të vendoset komunikim i rregullt, transparent dhe mbi të gjitha zyrtar mes Keshillave lokale dhe atyre te qytetit dhe Komunës së Gjilanit. Keshilllat dhe antaret e tyre duhet te trajnohen per tema te ndryshme me qellim te komunikimit me mire me qytetaret dhe administraten komunale.Psh.ne temat:Nderlidhja dhe bashkepunimi i Keshillave lokale me Komitetin per sherbime publike,Monitorimi i sherbimeve publike,Hartimi i projekteve,Komunikimi dhe hartimi i parashtresave drejtuar administrates komunale etj.Pa Plane dhe programe te punes nuk mund te kemi keshilla funksionale.Programi i punes eshte nje dokument te cilin duhet ta nxjerrin Keshilli per vertetimin e ceshtjeve dhe problemeve te qytetareve ne territorin e tyre. Ma merre mendja qe Keshillat e Komunes se Gjilanit duhet te kene personin kontaktues me Keshillin.Duhet te shiqohet mbeshtetja financiare e Keshillave.Kjo forme kishte me u rregullu ku Ministria e Financave dhe Ministria e pushtetit lokal te hartojne nje linij buxhetore me qellim stimulimi ne kryerjen e puneve dhe dtyrave nga antaret e Keshillave.Keshillat duhet sipas rregullores te mbajne takime te rregullta dhe te jashtezakonshme,kuptohet paraprakisht me caktimin e pikave te rendit te dites dhe mbajtjes se procesverbalit .Per ta realizuar funksionin e vet ,Keshillave duhet te i sigurohet nje hapesire e mjaftueshme per pune,inventar dhe materjal shpenzues per me mund me funkesionuar si duhet.Duhet ta kemi parasyesh qe “Keshillat e fshatrave dhe lagjeve jane stacioni i pare dhe i fundit per Qytetarin”.