Ronaldo stërvitet me sy të nxirë

24.01.2018 01:55:07

Cristiano Ronaldo u rikthye te goli, teksa shënoi dy herë në fitoren e thellë 7-1, të Realit ndaj Deportivo La Corunës.

Gjithsesi, në një moment përplasjeje, portugezi u gjakos dhe kërkoi ndihmën e mjekëve, por ajo që e shqetësonte më shumë Ronaldon, ishte se si dukej fytyra e tij.

Duke mos u bindur nga përshkrimi i mjekut, portugezi i rrëmbeu këtij të fundit telefonin dhe e përdori si pasqyrë për të parë fytyrën e tij. Edhe në seancën e sotme stërvitore, vëmendja ka qenë te syri i portugezit, që ishte dukshëm i fryrë dhe i nxirë, si pasojë e goditjes së marrë.

Gjithsesi, duket se kjo nuk e ka penguar Ronaldon që të stërvitet intensivisht, nën urdhrat e trajnerit Zidane.