Rrahje masive në Vizbeg të Shkupit

13.10.2016 19:42:16

Mbrëmë vonë në Shkup, ka ndodhur një rrahje masive mes dy personave, ku si pasojë e rrahjes një i ri mbeti me plagë të rënda.

 Siç njofton policia, 20 vjeçari B.S. dhe 18 vjeçari B.F, pa shkak dhe arsye, u sulmuan fizikisht nga B.A dhe S.A nga fshati Vizbeg edhe nga 10-15 persona tjerë të panjohur të cilët përdoren shufra metalike dhe boksa hekuri, transmeton TetovaSot.

Në incident, me lëndime të rënda e pësoi B.S, ndërsa B.F. me dëmtime të lehta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.