Rrahmani dhe Ismajli, pjesë të formacionit të javës në Kroaci

26.02.2019 23:29:47

Dy mbrojtës shqiptarë, një i përfaqësueses së Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë, në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat.

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit, shkëlqeu në suksesin 3-0 ndaj Osijekut ku aktivizohet Kristal Abazaj, ndërsa Ardian Ismajli, pjesë e Hajdukut të Splitit, ishte i pakalueshëm në sfidën e shtëpisë me Gorica, që përfundoi në barazim pa gola.

Në paragrafin që vlerësim Amir Rrahmanin shkruhej: “Dinamo ishte mjaft aktive kundër Osijekut (3-0) në të majtë të prapavijës. Ditë e shënuar për mbrojtësin e Kosovës. Nga fusha e blertë, ku shënoi gol, në festën e ditëlindjes së tij të 24-t. Rrahmani shënoi me kokë”.

Ndërsa për Ardian Ismajlin spikat ky vlerësim: “Një tjetër performancë e cilësisë së lartë për lojtarin e Kombëtares Shqiptare në barazim kundër Goricas (0-0). Ai u paraqit mjaft mirë, duke dyluftuar me Lukasz Zëolinsky, dhe më vonë me Cherif Ndiaye, i cili nuk krijoi ndonjë situatë serioze”.