Rrëfimi i gruas që i shpëtoi sulmit terrorist në Stamboll

01.01.2017 13:35:03

Një grua, që i ka shpëtuar sulmit terrorist në lokalion e natës “Reina” në zonën e Ortakoy në Stamboll, ka rrëfyer ngjarjen e trishtueshme.

Gruaja thotë se në lokal ndodhej bashkë me bashkëshortin e saj, kur ndodhi sulmi i armatosur, transmeton Telegrafi.

“Isha me shpinë e kthyer kah sulmuesi. Bashkëshorti më tha të shtrihem për toke. Erdhi një person gjersa ishim të shtrirë. Burri ishte mbi mua derisa u plagos, ndërsa dy a tre i pashë që u vranë. Ata vazhduan të shtienin me armë derisa dolëm jashtë. Forcat speciale na shpëtuan. Burri im ka marrë tri plagë”, tha e mbijetuara Sinem Uyanik.