Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, njofton të gjithë qytetarët se në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës rajonale Pejë – Bogë ka pasur rrëshqitje të dheut.
“Megjithatë, ky aks rrugor mbetet i hapur për qarkullim, ndërsa ekipet e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të kujdestarojnë 24 orë çdo ditë, për të mirëmbajtur dhe pastruar këtë rrugë, në mënyrë që qarkullimin të zhvillohet pa problem.
MI i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë pjesë të rrugës”- thuhet në njoftim.






































