Kryministri i Kosovës, Isa Mustafa: Të dëshmojmë se për interesa madhore jemi...

Kryministri i Kosovës, Isa Mustafa: Të dëshmojmë se për interesa madhore jemi të bashkuar

16.02.2017 16:12:44

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën solemne për 9 vjetorin e pavarësisë, ka deklaruar klasa politike, ekzekutivi, ligjdhënësit, akademikët dhe shoqëria civile, duhet t’i tejkalojnë dallimet e vogla politike për të marrë vendime për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë, duke dëshmuar se kur është fjala për interesa madhore jemi të bashkuar.

Mustafa tha se në këtë përvjetor, lajmi i mirë për qytetarët e Kosovës është se vendi ynë ka arritur të dal nga pragu i varfërisë dhe sipas kritereve të Bankës Botërore, vendi ynë do të konsiderohet vend me të ardhura të mesme.

Ai përmendi Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin , duke thënë se kjo dëshmon se edhe popujt e vegjël rritin heronj të mëdhenj.

Kryeministri Mustafa tha se vendi jonë është vend demokratik që prodhon paqe në ballkan por në rast të provokimeve të shtetit Kosova vepron me maturi si shtet.

Mustafa shtoi se Kosova ka dhënë dëshmi për luftën e terrorizmit dhe kjo është thënë nga miqtë e mëdhenj të Kosovës.