Rrëshqet toka pranë një pallati në Gjirokastër, panik mes banorëve

04.02.2018 13:12:23

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej dy ditësh, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu pranë një pallati në lagjen “Granicë”. Kjo ka bërë që një masiv dheu të përfundojë edhe në pallatin e ndërtuar pranë një kodre, duke rrezikuar shembjen e tij. Po ashtu mësohet se dheu ka mbërritur edhe në dy apartamente, por fatmirësiosht pa të lënduar në njerëz.

Mësohet se policia e Gjirokastrës ka rrethuar pallatin shumëkatësh, duke mos lejuar asnjë banor që të kthehet.  Pas situatës problematike, kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami ndodhet në terren dhe tregon se ka kërkuar ekspertë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut nga shkarja e dherave.