Rreth 900 ushtarë të ISIS-it janë vrarë në Mosul, tha gjenerali amerikan

27.10.2016 16:04:05

Rreth 800 deri në 900 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë që kur forcat irakiane kanë nisur ofensivën për rimarrjen nën kontroll të Mosulit, në javën e kaluar, ka thënë gjenerali amerikan.

Shefi Komandës Qendrore amerikane Joseph Votel, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte e vështirë që të jetë i saktë  në atë se si militantët kanë  lëvizur nëpër qytet, pasiqë ishin përzier me banorët, transmeton KosovaPress.

Deri në 5000  luftëtarë të ISIS-it besohet të kenë qenë në Mosul, para fillimit të sulmeve.