Zogaj që foli për KALLXO.com tha se nga viti 2012 ka pasur rënie të dërgimit të mostrave në këtë qendër, por në tre muajt e fundit këto mostra janë shtuar.
Zogaj tregoi se në tre muajt e fundit në Qendrën e Laboratorëve Testues që funksionon në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë dërguar 113 mostra ushqimesh, 38 prej tyre nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në Qendrën e Laboratorëve në këtë kohë kanë ardhur më shumë mostra të mishit.
“21 mostra ushqimore të AUV-it janë produkte të mishit”, tregoi Zogaj.
Në mars shpërtheu skandali i mishit nga Belgjika kur në këtë shtet një kompani që kishte importuar mish edhe në Kosovë u mbyll për shkak të kushteve johigjienike të mbajtjes së mishit,
Njërit prej importuesve të këtij mishi në Kosovë i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.