Rritet në 820 mijë numri i muslimanëve të Arakanit të ikur në Bangladesh

31.10.2017 16:08:53

“Përkundër uljes së numrit, njerëzit vazhdojnë të vijnë çdo ditë në vendbanimet e përkohshme në Cox’s Bazar. Gjithsej numri i muslimanëve të Arakanit në rajon ka arritur në 820 mijë”, thotë Millman

Përkundër rënies së numrit të muslimanëve të Arakanit të cilët kanë ikur nga incidentet e dhunës në Mianmar dhe janë strehuar në Bangladesh që nga fillimi i dhunës më 25 gusht, Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se ende po vazhdon fluksi i refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Joel Millman, në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë bëri të ditur se numri i muslimanëve të Arakanit të ikur në Bangladesh që nga 25 gushti ka arritur në 607 mijë.

“Përkundër uljes së numrit, njerëzit vazhdojnë të vijnë çdo ditë në vendbanimet e përkohshme në Cox’s Bazar. Gjithsej numri i muslimanëve të Arakanit në rajon ka arritur në 820 mijë”, thotë Millman.