Rritet numri i viktimave në Itali

25.08.2016 20:17:37

Së paku 250 veta kanë humbur jetën nga tërmeti në Italinë Qendrore, ka deklaruar kështu Imakolata Postiljone, shefja e shërbimit për mbrojtje civile, në konferencën për shtyp sot pasdite në Romë.

Janë hospitalizuar 365 të lënduar, shumica e viktimave janë turistë, duke përfshirë edhe të huaj, tha Postiljone. K

ryetari i komunës së Amaltriçe sot shfaqi druajtje se nën rrënojat e hotelit “Roma” gjenden trupat e 15 deri 20 turistëve.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 215 veta nga rrënojat.

Në punët e shpëtimit janë angazhuar mbi një mijë policë, 1060 zjarrfikës, 400 ushtarë të cilëve u janë bashkuar edhe mbi 3.000 vullnetarë.