Rritet siguria për zgjedhjet presidenciale në Francë

16.04.2017 15:01:54

Shërbimet anti-terroriste do të jenë me detyrë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 23 prill në Francë.

 

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Matthias Fekl, ka theksuar se kërcënimi nga terrorizmi në vend vazhdon dhe se ndodhet në nivel të lartë.

“Rreziku terrorist është më i madh dhe forcat tona të policisë janë të mobilizuar”, ka thënë Fekl.

Në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën e ardhshme pritet që në afërsisht 67 mijë qendra votimi të votojnë 47 milionë votues.