Rritje e madhe e të hyrave doganore

08.09.2016 10:31:20

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se trendi i mirë në inkasimin e të hyrave është duke vazhduar.

Sipas tij në muajin gusht,  janë shënuar të hyra rekorde, dogana ka inkasuar 115 milionë euro, ndërkohë rritja është mbi 15% në tërësi, në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Trendi i ulët për shpenzimet kapitale, deri tani janë shpenzuar vetëm një e treta e mjeteve të parapara, njofton Klan Kosova.

Këto informata Hoti i dha në mbledhjen e Qeverisë, pas kërkesës së Kryeministrit Mustafa lidhur me performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.

 

Ndërkaq Isa Mustafa ka thënë se duhet të marrim masa që të rritet shpenzimi i mjeteve kapitale, pasi që jemi shumë vonë për të shpenzuar vetëm një të tretën e shpenzimeve, duke shtuar se këto shpenzime duhet të jenë racionale.