Rruga ‘Nazim Gafurri’ vërshohet nga uji, shpërthen një gyp

07.01.2019 18:52:26

Në rrugën ‘Nazim Gafurri’ e cila të shpie për te ‘Parku i Gërmisë’ ka shpërthyer një gyp i ujit.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Rruga e cila është vërshuar nga uji ka shkaktuar problem edhe për këmbësorët.

Një ditë më parë një gyp i ujit shpërtheu edhe në sheshin ‘Nënë Tereza’ të kryeqytetit./