Rrugët e kryeqytetit mbulohen me borë

26.01.2019 00:27:40

Të reshurat e borës gjatë ditës së premte, kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të mbulohen tërësisht.

Gjithashtu, ngricat në orët e mbrëmjes kanë krijuar akoma më shumë situatë jo të sigurt nëpër rrugë.

Vështirësi të kalimit kanë pasur disa rrugë të Prishtinës, përfshirë rrugën në Bregun e Diellit si dhe, Mati 1, të cilët kanë bllokuar komunikacionin.

Ndërkaq, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.