Guaido: Nuk pranoj dialog fals me Maduron

26.01.2019 00:50:48

Shefi i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido, i vetëshpallur president i përkohshëm i vendit, garantoi sot se nuk do të marrë pjesë në asnjë dialog fals me qeverinë e Nicolas Maduros.

Ai ka thënë se represioni kur nuk jep rezultate, transformohet në dialog fals.

Ndër të tjera ai ka refuzuar që të bëjë dialog falls me Maduron.

“Represioni, kur nuk jep rezultate, transformohet në një dialog fals, dua t’i them qartësisht botës dhe këtij regjimi, këtu askush nuk do të shkojë në një dialog fals”, deklaroi Juan Guaido gjatë një konference për shtyp në një shesh në lindje të kryeqytetit venezuelas, gjatë shfaqjes së tij të parë në publik që prej shpalljes së tij president.