Migrimi, temë bosht e Universitetit të Shkupit

26.01.2019 00:52:16

Rektori i Universitetit të Shkupit, Pollozhani, gjatë ditës takoi ish-ambasadorët Kiçmari dhe Buxhaku.

Rektori i Univerisitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Aziz Pollozhani, në një takim pune priti Sabri Kiçmarin, ish-ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi, Agron Buxhaku, drejtorin e Qendrës për menaxhim me kriza dhe ish-ambasador i Maqedonisë në Francë dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Emigracionit të Maqedonisë, Osman Shukriu. 

“Temë e takimit ishte krijimi i mundësive për trasimin e rrugës për bashkëpunim të koordinuar në mes të këtyre institucioneve, me interes rajonal. Gjatë takimit u theksua se migrimi dhe mobilitet nga rajoni, mbesin temë boshte e Univerisitetit “Nënë Tereza” në Shkup”, thuhet në njoftimin e Universitetit.