Rrustem Rugova: Të ndërpritet transmetimi i seancave të Kuvendit të Kosovës! Deputet po aktrojnë para kamerave!

07.06.2018 15:05:53

Idesë që seancat e Kuvendit të Kosovës të mos transmetohen publikisht, së fundmi i është bashkuar edhe gazetari i njohur dhe redaktori i njohur në shumë gazeta, Rrustem Rugova, i cili nëpërmjet një postimi në facebook, i quan aktor Palaqo kuvendarët e Kuvendit të Kosovës.

Këta të fundit, sipas z. Rugova, me palaqollëqet  e tyre e kanë bërë horë Kosovën, po përphapin zhgënjim, sidomos te të rinjtë që po e braktisin Kosovën më zi se në kohën e Milosheviqit.

Mostransmetimi i seancave të Kuvendit të Kosovës, sipas z. Rugova, do të bënte që kuvenartë të mos aktrojnë dhe të mbusheshin mend.

Ky është postimi i plotë i z. Rrustem Rugova:

Te ndalen transmetimet e seancave drejperdrejt te seancave te Parlamentit te Kosove!
Dikush para meje ka propozue keshtu. Eshte koha e fundit qe te ndodh kjo se le qe jane bere aktor Palaqo deputetet por e keqja me e madhe eshte se u bom hor para dynjene!
E keqja edhe me e madhe eshte zhgenjimi i popullit e sidomos i gjenerates se re e cila viza e pa viza po gjen rruge per ta braktiset Kosoven me Zi se ne kohen e Sllobes.
Kur te mos aktronin para kamerave besoj do te mbusheshin pak me shume mend do ta preknin koken e nuk do ti krijonin kaq pesimizem e nervozizem gjenerates se re.
Mendoni me thelle per kete propizim ju lutem se na bot kahre para dynjese!