Rusia e gatshme të nisë luftën e tretë, Polonia në radhe (Video)

24.07.2016 12:02:48

Udhëheqësi rus Vladimir Putin, tashmë ka trupa të gatshëm për të nisur një sulm rrufe mbi Evropës Lindore, një lëvizje kjo e cila do të lëshoj një konflikt shkatërrues globale në pragun e Evropës.

Dhe në qoftë se vendet e NATO-s nuk i përgjigjet kërcënimit me vendosmëri të fortë një konflikt i ardhshëm mund të ketë “pasoja fatale” për aleancën e vjetër NATO-n, shkruan Sunday Express.

Paralajmërimi trishtues vjen nga Zëvendës ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneral Sir Richard Shirreff. Deklarata e tij vjen në mes të tensioneve më  të larat në mes Moskës dhe Perëndimit.

Rusia është bërë gjithnjë agresive gjatë 18 muajve të fundit. Rusia ka përfshire veten për të treguar forcën e saj në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Dhe pavarësisht sanksioneve perëndimore rreth aneksimit të gadishullit të Krimesë, Rusia mbanë një forcë të frikshëm ushtarake.

“Është e qartë se Rusia është në gjendje të lartë ushtarake kundër perëndimin … me pasoja potencialisht shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”, paralajmëroi Gjeneral Shirreff.