Rusia mëson pelegrinët rusë si të mos vdesin në Arabinë Saudite

09.08.2016 00:11:27

Pas vdekjes së mijëra personave gjatë ceremonisë së vitit të kaluar të Haxhit, shkaktar i të cili është bërë neglizhenca dhe pamundësia e Arabisë Saudite në garantimin e jetës së pelegrinëve, këshilli i lartë i myftinisë në Rusi ka nisur tu japë mësime pelegrinëve rus se si të qëndrojnë gjallë dhe të mos vdesin në rast të dyndjes së njerëzve në ceremoninë e Haxhit.

Sipas një njoftimi të Parstoday, zyra informative e këshillit të lartë të myftinisë në Rusi, ditën e dielë ka nisur trajnimin e 16 mijë hanxhinjve që presin të shkojnë të vizitojnë Shtëpinë e Zotit. Në deklaratën e nxjerrë nga ky këshill flitet për kursin special të mësimit të hanxhinjve se si ata të mos shtypen në rast të dyndjes së njerëzve në ceremoninë e haxhit. Kursi mësimor mbahet përballë xhamisë së madhe të Moskës dhe xhamive të tjera në zona të ndryshme të Rusisë.

Hanxhinjve u jepen këshilla dhe u mësohen metoda se si tu largohen dyndjes së njerëzve, se si të kenë sjellje të përshtatshme në kushte emergjente, se si të përballen me temperaturat e larta dhe se si të parandalojnë një vdekje masive si ajo e vitit të kaluar. Haxhi i vitit të kaluar në Arabinë Saudite, është regjistruar në histori për shkak të numrit të madh të hanxhinjve që humbën jetën për shkak të pakujdesisë së funksionarëve sauditë në organizimin e ceremonisë së Haxhit.