RUSIA: SERBIA TË JETË PJESË E HETIMEVE PËR VRASJEN E IVANOVIQIT

22.01.2018 16:16:45

Rusia, duke dënuar aktin e vrasjes së Olliver Ivanoviqit, kërkon që Serbia të jetë pjesë e hetimeve lidhur me këtë akt.

Kështu deklaroi ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, në një takim me kryetarin serb, Vuçiq, njoftojnë mediet serbe.

Duke shprehur ngushëllime familjes së Ivanoviqit, ambasadori Çepurin deklaroi se Rusia dënon ashpër këtë “akt terrorist”.

Tutje, ambasadori Çepurin shprehu dëshirën e administratës së Kremlinit për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ruso-serbe