Rusia: Serbia të llogarisë përkrahjen ruse për Kosovën

10.12.2016 13:52:00

Serbia mund të llogaris në përkrahjen e Rusisë për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin,  njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd.

Siç është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve TAS, në dialogun midis Rusisë dhe Serbisë, vëmendje e veçantë do t’i jepet për të mbështetur ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, veçanërisht në Kosovë.

“Serbia mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Rusisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, sidomos në Kosovë,” thuhet në deklaratë duke iu referuar bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në skenën ndërkombëtare.