Rusia transformon bazën ushtarake në Siri

11.08.2016 11:22:27

Rusia planifikon që bazën ajrore ushtarake Himeymim (Bassel El-Esed) të cilën e përdor në operacionet e saj në Siri ta transformojë në një bazë të pajisur tërësisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës ruse Izvestiya, e cila i referohet Zëvendës kryetarit të Komisionit të Këshillit të Mbrojtjes së Federacionit Frants Klintseviç, thuhet se pasi të përcaktohet statusi ligjor i bazës e cila gjendet në Lataki, veriperëndim të Sirisë do të krijohen kushtet që ushtarët rusë të mund të qëndrojnë përherë.