Sa jemi të vetëdishëm për mirëqenien të cilën e kemi, dhe mund ta humbasim?

09.08.2020 11:55:04
Nga  Ahmet Asani
Kur njeriu nuk është i vetëdijshëm për t’mirat qe i ka, atëherë mundesia per t’i humb te gjitha ato te mira është shumë e madhe! Kjo është kështu, per arsyen se me lehtë është te bëhet keq se sa të bëhet mirë!
Njeriu bëhet përrallê atëherê kur nuk do me pa realitetin me sy, siç nuk po duan ta shohim ne shqiptaret! Të jetosh në Perëndim, ti shfrytezosh te mirat e Perendimit dhe ta ngucësh Perëndimin duke i treguar ‘havadiz’ të Lindjes, i bie që je aq i pa tru, sa që t’është mbushur mendja se je dikushi!
Dikushi nuk jemi ne, por është Perëndimi që na punësoi e na dha mundësinë të krijojmë stabilitet ekonomik per familjet tona e per vendin tonë ketu e 60 vite më parë! Perëndimi ështê dikushi që na strehoi kur Serbia na deboi! Perëndimi ështê dikushi që na ndihmoi të çlirohemi kur Serbia na vrau, deboi e dhunoi! Perëndimi është dikushi që na hoqi lakun nga qafa, e jo Lindja që bënte veshin e shurdhër!
Perëndimi e çliroi dhe bëri Kosovën shtet! Perendimi po e ruan dhe mbronë Kosovën e shqiptaret me gjithë potencialin e vet njerëzor e teknik, për mos me u kethy Serbia në Kosovë! Perëndimi po na ndihmon të bëjmë ushtri e polici, Perëndimi po na ndihmon t’i shkollojmë djemtê e vajzat tona në shkollat e univesitetet me të mira që ka Perëndimi!
Për me shumë se 60 vite e sot e kesaj dite, Perëndini po i mba mbi 1 milion shqiptarë me punë e me gjitha sigurimet shoqërore! Që t’mos asimilohen shqiptarët sikur ne Turqi e Lindje, Perëndimi shqiptareve ua hapi dyertê e shkollave tê tyre, që shqiptaret tê mesojnë per gjuhen, historinë, gjeografinë, artin e kulturen e tyre!Perendimi na i hapi shkollat shqipe, kurse Lindja le qe nuk hap shkolla shqipe ne Lindje, por i kruhet e vjen në perëndim per të hap mejtepe ku mesohet elifi!
Shqiptarë bjerni mas veti, vendoseni gishtin ne kokë e mendoni se çfar po beni! A do t’i kishim duruar ne perëndimorët të bejne në trojet tona, ate që po bëjmë ne në shtetet e tyre në Perëndim? Shqiptarë, mendoni njëherë se çfar mund te ndodh nëse Perëndimi i çon duartë dhe hjek dorë nga ne!?