Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda

28.05.2018 11:16:19

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë mesditën e sotme para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Ai do të kërkojë heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë”.

Mbi të cilin rëndojnë dy akuza, “trafik droge” dhe “korrupsion pasiv”.  Tahiri kërkon ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, në një kohë që Prokuroria kërkon “arrest me burg” për ish-ministrin.

Më herët, avokati i Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj ish-ministrit do të rrëzohet në Apel.