Analisti nga Instituti GAP, Bekim Salihu ka deklaruar se LDK-PDK nuk do të mund të paraqesin mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Gjithashtu ai deklaroi se AAK si grup parlamentar nuk do të ketë mundësi e vetme të paraqes raste në Kushtetuese.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me votat e të gjithë komuniteteve, nuk do të mund ta zgjedh presidentin e ri të Kosovës.
Postimi i plotë:
Rezultatet e 14 shkurtit, nga perspektiva tjetër (pas votave edhe të diaspores)
AAK-ja si grup parlamentar nuk do të ketë mundësi e vetme të paraqes raste në Gjykatën Kushtetuese
LDK e PDK së bashku nuk do të mund të paraqesim mocion mosbesimi ndaj Qeverisë
LDK, PDK e AAK së bashku nuk do të mund të therrasin asnjëherë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit
VV së bashku me votat e gjithë komuniteteve (nësë voton edhe Lista serbe) nuk do të mund ta zgjedh Presidentin (për ruandin e pare dhe të dytë)