Me fundamentalizem fshataresk nuk mbrohet vatani?!

18.06.2020 08:58:10
Nga Skënder MULLIQI
Ndoshta është më e vjetra.Në secilin rast po dalim humbës në histori.Kësaj pune I thonë punë gjuturie, I thonë psikologji primitive , apo mbyllje vetit me prapanicë derën, apo duke lënë mbrapa rrënimin e urave.Kështu më ja mbyllë veti të gjitha dyert dimë duket vetëm ne shqiptarët ?! Po shkojmë nga ekstremi në ekstremin tjetër.Kur i shikojmë në retrospektivë rezulatet , ato janë shumë të vogëla.Ta marrim për shëmbull Serbinë armike të përhershme , e ne pikërisht në këtë pikë po dështojmë. Po, dështojmë së nuk po mbushemi mend kurrë, së shumë shpejtë i harrojmë të keqijat e mëdha që na I ka shkaktuar historikisht ky shtet gjenocidial. A ka gjë më tragjike së Serbia po arrinë shumë të na përqanë? Kjo është ana më tragjike e shqiptarëve. Ata na vranë , na masakruan , na fyen si komb çdo minutë, orë e ditë, e ne bëjmë sehirë! Ne vend që të kemi një koncensus nacional lidhur jo vetëm më zhvillimin e bisedimeve, por për gjithëqka që bëhët fjalë për këtë shtet, ne po përqahemi.Këtu ishte dashur të vuhet pikë . Kur të gjithë mendojmë së diqka është e jona, ajo edhe duhet të mbrohët. Por jo, së ne gjithmonë në momente më delicate po përqahemi, po na i fusin armiqët pykat në mes, dhe ne vetit. Unitetin nuk ka fuqi që e shkatërron. Kur hajni ti merre parat tua nga gjepi, ai është dhe mbetet gjeparosh.Mos të lejojmë që Serbia jo gjeparoshe , por Serbia grabitqare e madhe historike , të na plaqkitë sa herë ti tekët! Duhet të ekziston vullneti I fuqishem dhe i përgjithshem politik , në mbrojtje te kauzës tonë të drejtë , që mos të lejojmë ricoptimin e Kosovës nga qetnikët e Sheshelit në pushtet. A ka gjë më tragjike së Serbia të na imponon vullnetin e vetë politikë, më tokat tona?Kur dihet së ky shtet shumë u ka borgj shqiptarëve. Ku na intereson neve , së çka ban Vuqiqi në zgjedhjet në Serbi? Ata e kan shtetin e vet, e ne e kemi shtetin tonë. Po ja që kështu na vijnë punët kur në pushtet krejte pas luften ,i kemi njerëzit që nuk u treguan të zotët për politikëbërje?! Nuk patën njohuri në artikulimin e kërkesave në maratonën e zhvillimit të bisedimeve .Lejuam nga bisedimet e nivelit teknik të kalojmë në bisedime krejtë të karakterit politike. Dobësitë e deritashme politike janë të mëdha . Me fundamentalizem fshataresk nuk mbrohet vatani?!Kjo i bie qe njerëzit e politkës po dëshirojnë kështu, e nuk ka ndryshe?!Këto pushtete sikur po dirigjohen nga propagandat e ndryshme karshi interesave të shqiptarëve në Ballkan. Shumica do të pajtohen së këto institucione janë të uzurupara dhe së nuk kemi ndarje faktike të pushtetit. Institucionet e shtetit po mbahen në këmbë të qelqta.Gafet politike janë bërë tepër të mëdha, të padurueshme , janë bërë të dëmshme ,dhe shumë të rrezikshme për ekzistimin e shtetit të Kosovës…