Samir Ujkani pas ndeshjes me Kroacinë: Jemi ekip i ri, do të forcohemi!

06.10.2016 23:31:33

Portieri i përfaqëseses së Kosovës, samir Ujkani i zhgënjyer, i mërzitur, i dëshpëruar dhe me ndjenjën e thellë të keqardhjes për humbjen e thellë nga kombëtarja kroate, e quan rezultat të rëndë këtë rezultat dhe kërkon falje. Por ai kërkon mbështetje me shpresën se si skuadër e re do të arrijë shumë në të ardhmen.

“Rezultati është i rëndë. Besoj që është normal të humbim nga Kroacia edhe pse na vjen shumë keq sepse kemi dashtë të arrijmë një rezultat më të mirë për vendin tonë. Na vjen shumë keq, ndodhën gabime të vogla, që ndikuan në këtë humbje Kërkojmë falje për tifozët, për popullin. Por jemi të rinj, do të rrezikojmë me top. Qëllimi jonë është që të forcohemi sepse jemi të rinj, nuk dueht të zhgënjehemi, kemi ekip të ri”, ka thënë pas ndeshjes portieri Ujkani./fokusi.org