Kryeziu: Kërkim falja është pak, duhet të bëjmë diçka të madhe për të përmirësuar gabimin

07.10.2016 00:10:56

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka folur për Telegrafin pas humbjes ndaj Kroacisë, e cila erdhi me rezultat 0-6.

Kryeziu tha se ishte një takim i vështirë, por që duhet harruar dhe se tifozët nuk merituan një rezultat të tillë dhe se kërkim falja është pak.

“Ishte e vështirë për ne në këtë takim ndaj Kroacinë. Do të tentojmë ta harrojmë këtë ndeshje dhe të vazhdojmë para. Nuk e kemi pritur këtë humbje para ndeshjes”.

“Ka humbur edhe Brazili 7-1, por këto gjëra në fillime ndodhin. Gabuam, por gabimet ndodhin gjithmonë. Kroacia është një nga ata kundërshtaret që fatkeqësisht nuk falin gabimet”.

“Na vjen keq së pari për ne, që e kemi dashur më së shumti një fitore. Ka qenë përkrahje fantastike nga shkallet e stadiumit dhe pak t’i kërkojmë falje këtyre tifozëve”.

“Duhet të bëjmë diçka të madhe për të përmirësuar këtë gabim”, tha Kryeziu. /Telegrafi/